PUKA
✤ Një nga qytetet e reja të Shqipërisë, qendër e rrethit me të njëjtin emër. Shtrihet në malësinë e Pukë-Mirditës (V) midis malit të Krabit në VL të Bjeshkëve të Tërbunit e Kushnenit në JP. Popullsla 2442 banorë. Këtu nëpër stacionin Pikaria kalonte rruga e vjetër që lidhte Lisusin (Lezhën), kapërcente Drinin e dilte në Dardani. Deri pas Çlirimit P. ishte një fshat dhe qendër administrative. Këtu ka jetuar e punuar (1936-1937) Migjeni. Në mars 1942 u formua organizata e Rinisë Komuniste, në shkurt 1943 u formua celula e PKSH dhe në korrik të atij viti .Këshilli NÇ (me formimin e çetës Pukë-Mirditë). Në afërsi të P., në Rrape, Brigada XXII S zhvilloi një nga betejat më të rëndësishme kundër një autokolone gjermane (3.11.1944), ku ra edhe Heroi i Popullit Met Hasa.

Gjatë viteve të pushtetit popullor P. është shndërruar në një qytet bujqësor e industrial dhe qendër e rëndësishme administrative, arsimore e kulturore e rrethit. Sot ka pamjen e një qyteti të ri me rrugë të gjera e shtëpi shumëkatëshe*. Degët kryesore të prodhimit: ind.ushqimore (42.8%), ind.mekanike (14%), ind. e material ndërtimit etj.

Më 1938 P. kishte 1 shkollë me dy mësues. Sot ka shkollë të mesme shumëdegëshe, shkollë 8-vjeçare, muze historik, muzeun «Migjeni», bibliotekë, shtëpinë e kulturës. Veprojnë teatri i kukullave, ansamhli artistik, orkestra frymore, grupi karakteristik i këngës pukjane, dega e Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, bërthama shkencore të gjuhëtarëve, folkloristëve, historianëve, stacioni bujqësor. Më 1938 në P. mungonte pothuajse fare shërbimi mjekësor. Sot ka spital, qendër shëndetësore, farmaci, lahorator klinik e bakteriologjik. P. ka rrjetin e vet të shërbimit tregtar e komunal. parë fisi i albanëve (shih) dhe qyteti i tyre Alhanopolis, që gjendej diku në shpinë të Dyrrahut, i identifikuar sipas gjasës me rrënojat e qytetit ilir në Zgërdhesh (shih) pranë Krujës. (S.I.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Puka


[cite]