PULLA POSTARE
✤ Copë e vogël letre me vlerë, zakonisht katërkëndëshe e dhëmbëzuar, e shtypur nga njëra anë dhe me ngjitës nga ana tjetër, me anë e të cilave paguhet puna që kryhet për dërgimin e letërkëmbimit me anë të shërbimit postar. P. P. vihen në qarkullim nga institucioni i PT-ve. P. P. e parë e shtetit të pavarur shqiptar u vu në qarkullim në maj 1913, me rastin e përvjetorit të parë të Shpalljes së Pavarësisë. Pas Çlirimit pullat e para të nxjerra nga pushteti popullor u vunë në qarkullim më 1945 (28 nëntor). Emisionet e P. P. kanë tematikë të pasur, në to pasqyrohen me nivel artistik e kaluara e Iavdishme e popullit
shqiptar, Lufta ANÇ, periudha
e ndërtimit socialist të vendit, data, ngjarje e figura të shquara. Në emisionet e P. P. shqiptare paraqiten aspekte të arteve tona të realizmit sociaist, pamje të natyrës së vendit etj. Ato janë vlerësuar në panaire dhe ekspozita filatelike ndërkombëtare.
(S. Ça.-Mi. K.-I. Gi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Pulla Postare
[cite]