Purqarku

  Bimë, Bimë Mjekësore

Purqarku

Purqarku

(latinisht: Nasturtium officinale)

Përdorimi:
Pjesa mbitokësore e lulëzuar, e freskët e bimës (emër tjetër: shelp) shërben si drogë. Është bimë që rritet në vende me lagështi. Lulëzon në prill-shtator. Droga përdoret si burim vitaminash, për nxitjen e oreksit, përmirësimin e çrregullimeve të aparatit tretës; për shtimin e prodhimit të tëmthit; kundër gurëve të tëmthit; në sëmundjet e rrugëve biliare.

Përgatitja:
Bima e freskët bëhet sallatë ose shtrydhet dhe lëngu i shtrydhur pihet 3 herë në ditë nga 3 lugë gjelle e holluar në 1 gotë ujë. Lëngu i bimës mund të pezmatojë mukozën e fshikëzës së urinës prandaj përdoret me kujdes.
Për të forcuar mishrat e dhëmbëve, si dhe për të nxitur formimin e pështymës, përtypen çdo ditë disa gjethe të purqarkut. Bima e tharë përdoret si vijon: 1-2 lugë gjelle me drogën e grimcuar hidhen në ½ gotë ujë të sapozier. Përmbajtja mbulohet dhe lihet 30 minuta duke e tundur herë pas here. Pihen 3 doza të tilla në ditë.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Olivier Pichard [CC BY-SA 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0)], from Wikimedia Commons


Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Purqarku":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/purqarku
"Purqarku," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018