Qepa

  Bimë, Bimë Mjekësore

Qepa

Qepa

(latinisht: Allium Cepa, familja Liliaceae)

Përdorimi:
Koka e qepës përdoret për shtimin e lëngjeve tretëse të stomakut, si diuretike; për kurimin e plagëve, të sëmundjeve të gojës; kundra kapsllëkut; për pakësimin e shpeshtësisë së urinimit në të sëmurët me prostatë. Konsumi i rregullt i perimeve të familjes së qepës (hudhra, qepa e njomë, qepa e thatë etj.) pakëson rrezikun e kancerit. Përdoren 2-6 kokrra qepë në ditë.

Përgatitja:
Si diuretike përgatitet si vijon: 300 gr qepë shtypen në havan dhe bëhen qull. Shtohet 100 gr. mjaltë, 600 gr verë e bardhë, përzihen me njëra tjetrën që të bëhet një lëng i njëtrajtshëm. Përzierja lihet 24 orë. Lëngu kullohet dhe pihet 2-4 lugë supe në ditë, para buke.
Alkoolatura me qepë përgatitet si vijon: 100 gr qepë të copëtuara zhyten në 100 gr alkool 90o dhe lihen për 10 ditë. Lëngu filtrohet dhe pihen 2-4 lugë kafeje në ditë për shtimin e urinimit dhe në sëmundje të zorrëve.
Për qetësimin e kollës merren luspat e anëve, të kuqe, të thata, të 4-5 qepëve, zihen në xhezve me ujë. Çaji kullohet dhe pihet në darkë. Po ky çaj pihet kundër heqjes së barkut, 1 gotë çaj 3 herë në ditë, para buke, për dy ditë rresht.
Në lëkurën e dëmtuar (qelbëzim, morth, goditje etj.) vihet qepë e grirë imët e përzier me pak kripë. Në variçe vihet si llapa për 8-10 orë.
Në gërvishtje të freskëta ose në shpime vihen direkt mbi plagë cipat e luspave të qepëve, që të mënjanohen infeksionet në mungesë të antibiotikëve.
Në të sëmurët nga prostata, për pakësimin e shpeshtësisë së urinimit përdoret si vijon: 1 qepë ndahet në 4-5 pjesë, futet në 1 enë ku shtohet një gotë me ujë, lihet gjatë natës. Në mëngjes lëngu kullohet dhe pihet esëll. Kjo bëhet 40 ditë rresht.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Rainer Haessner [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC-BY-SA-3.0 (http://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0/)], from Wikimedia Commons


Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Qepa":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/qepa-3
"Qepa," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018