QËNDRESA NË BURGJET DHE NË KAMPET E PËRQËNDRIMIT E TË SHFAROSJES


QËNDRESA NË BURGJET DHE NË KAMPET E PËRQËNDRIMIT E TË SHFAROSJES
✤ Pushtuesit nazi-fashistë për të shuar lëvizjen çlirimtare të popullit shqipar përdorën në shkallë të gjerë terrorin, sidomos vrasjet, burgosjet e internimet në masë. Për këtë qëllim ata ngritën. në çdo qytet kryesor burgje dhe disa kampe përqendrimi si në Porto-Romano, Porto-Palermo, German (Burrel), Peqin, Fier, Ardenicë (Lushnje), Zvërnec (Vlorë), Lezhë, Prezë, Elbasan, Himarë etj. Nazistët gjermanë ngritën në Prishtinë një kamp përqëndrimi e shfarosjeje ku gjetën vdekjen qindra veta (shih: Kanrpi i përqendrimit dhe i shfarosjes në Prishtinë. Nazi-fashistët i dërguan komunistët dhe antifashistët shqiptarë edhe në kampe përqendrimi e shfarosjeje jashtë kufijve të atdheut — në Ventotene (Itali), në Mathauzen (Austri), në Buhenvald e Dahau (Gjermani), në Selanik (Greqi) etj. ku gjetën vdekjen me dhjetra e qindra prej tyre.

Në burgjet e kampet fashiste zotëronte një atmosferë terrori e dhune, por, megjithatë, qëndresa e të burgosurve dhe e të internuarve ishte e fortë, e organizuar dhe nuk u mposht kurrë. Qëndresën antifashiste në to e udhëhiqnin organizatat-bazë (celulat) e Partisë që vepronin nëilegalitet të thellë sipas direktivave e udhëzimeve të Komiteteve qarkore të Partisë. S’kishte burg politik e kamp përqëndrimi ku të mos ishiengritur celula e Partisë dhe aktivi i rinisë. Ato mbanin lart moralin e të burgosurve e të të internuarve, organizonin greva e protesta kundër dhunës së egër fashiste, mbronin shokët dhe kujdeseshin për shëndetin e tyre. Celulat në burgje e kampe zhvillonin një veprimtari të dendur politike e organizative, lexonin shtypin & Partisë dhe materiale të tjera ilegale propagandistike e ideologjike, organizonin veprimtari kulturore e arsimore, ngrinin kolektiva të posaçme që administronin sendet ushqimore e të hollat që u vinin të burgosurve sipas parimit të shpërndarjes së barabartë, gjë që forconte ndjenjëne solidaritetit e të shoqërisë ndërmjet të burgosurve e të internuarve. Aktet e qëndresës në burgjet e kampet fashiste janë të shumta. Ndër grevat e protestat më të përmendura kundër trajtimit çnjerëzor, dënimeve me vdekje, torturave etj. janë ato në burgun politik të Elbasanit (shkurt 1942), në atë të Tiranës (maj e gusht 1942), në të Vlorës (gusht 1942), në të Shkodrës (gusht 1942), etj. Një revoltë e vërtetë ka qenë demonstrata e të burgosurve politikë të burgut të Tiranës që u bashkërendua nga Komiteti qarkor i Partisë me demonstratën e grave antifashiste nga jashtë (shtator 1942), në të cilën u -vra Mine Peza (shih). Nën udhëheqjen e Komitetit qarkor të Tiranës, njësitet guerile të kryeqytetit, në bashkëpunim me komitetin e posaçëm të Partisë për burgun, në mars 1943 organizuan arratisjen nga burgu i Tiranës të 23 komunistëve, disa prej të cilëve ishin të dënuar me vdekje. Ky aksion pati jehonë të madhe në gjithë vendin. Edhe në Shkodër e gjetkë u organizuan arratisje komunistësh nga burgu, vrasje provokatorësh e spiunësh brenda në burg dhe aksione të tjera të guximshme. Të burgosurit dhe të internuarit politikë të frymëzuar nga komunistët qëndruan të papërkulur. U shquan për qëndrimin e tyre burrëror e të papërkulur para armikut Kozma Nushi, Spiro Velko, Fato Berberi, në kampet e shfarosjes, Manush Alimani, Hamit Shijaku, Nikolla Tupe, Hamdi Mëzezi, Ferit Xhajko, Shyqyri Ishmi, Kiço Greço, Midhi Kostani, Muhamet Gjollesha, Bule Naipi e Persefoni Kokëdhima etj. në hurgjet fashiste. (Th.N.-M.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qëndresa Në Burgjet Dhe Në Kampet E Përqëndrimit E Të Shfarosjes


[cite]