QAFA E KOLÇIT


QAFA E KOLÇIT
✤ Qafë në rrethin e Tropojës, në lartësinë 1124 m. Lidh pellgun e Tropojës me fë Nikaj-Mërturit dhe ndan majën e Shtyllës së Grisë në V (2095 m) me Koren e Mërturit në J (1758 m). Ka prejardhje tektonike-erozive në kontaktin midis flishit dhe gëlqerorëve. Në të dyja anët është e veshur me pyll ahu.

(Gj.G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qafa E Kolçit


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "QAFA E KOLÇIT" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/qafa-e-kol%c3%a7it