QAFA E KULMAKËS


QAFA E KULMAKËS
✤ Qafë në rrethin e Skraparit, në lartësinë 1473 m., që lidh pellgun e Osumit me të Tomoricës dhe ndan Tomorin nga Kulmaka. Është formuar në kontaktin e gëlqerorëve me flishin dhe ka prejardhje erozive. Bimësia është e rrallë, tek-tuk ndeshen shkurre murrizi, moilë, trëndafil i egër etj. Në shpatet mbillet patatja e thekra. Në mars 1942 këtu është formuar ÇP e Skraparit (shih), janë bërë mjaft luftime, sidomos në gusht-shtator 1942 për çlirimin e Çorovodës dhe gjithë krahinës së Skraparit.

(N. M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qafa E Kulmakës


[cite]