QAFA E MORINËS
✤ Qafë në rrethin e Kukësit (VL), me lartësi 290 m. Lidh pellgun e Kukësit në JP me atë të Prizrenit në VL (jashtë kufirit shtetëror) dhe ndan malin e Koritnikut në JL nga Pashtriku në VP. Ka prejardhje tektoniko-erozive. Përmes saj kalon rruga automobilistike që lidh Kukësin me Prizrenin. Në VP të saj kalon Drini i Bardhë.
(Gj.G.)
✤ Qafë në rrethin e Tropojës, në lartësinë 567 m, nëpër të cilën kalon rruga nga Tropoja në Gjakovë. Lidh pellgun e Tropojës me të Kosovës ahe ndan malësinë e Gashit në VP me të Bytyçit në JL. Ka prejardhje tektonike-erozive. Në tëdy anët ka pyll të rrallë dushku (qarr, lis). Në maj 1881 te Q. e M. u mblodhën 3000 malësorë nën drejtimin e Sulejman Vokshit e Omer Efendiut dhe e detyruan Dervish Pashën të hiqte dorë nga shkelja e Malësisë. Më 12.6.1909 luftëtarët malësorë sulmuan në Q. e M. repartet turke të Xhavit Pashës dhe i detyruan të tërhiqen. Luftime të ashpra janë bërë këtu në qershor 1910 nga malësorët e Gashit e të Krasniqes të udhëhequr nga Zeqir Halili kundër Shefqet Turgut Pashës. (Gj.G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qafa E Morinës