QAFA E PEJËS


QAFA E PEJËS
✤ Qafë në rrethin e Shkodrës, në lartësinë 1700 m. Lidh luginën e Thethit me të Vrujës në VL dhe të Cemit të Vuklit në VP, ndan hllokun qendror të Jezercës nga Bjeshkët e Namuna. Ka prejardhje tektonike-erozive dhe përbëhet tërësisht prej shkëmbinjsh gëlqerorë mesozoikë. Është thuajse krejt e zhveshur nga bimësia.

(Gj. G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qafa E Pejës


[cite]