QAFA E PRUSHIT


QAFA E PRUSHIT
✤ Qafë në rrethin e Tropojës, në lartësinë 651 m, nëpër të cilën kalon rruga nga Kami në Gjakovë. Lidh malësinë e Bytyçit me Rrafshin e Dukagjinit dhe ndan Hasin nga Bytyçi e Tropoja. Ka prejardhje tektonike-erozive dhe përbëhet nga shkëmbinj ultrabazikë. Është e veshur rrallë me lis e qarr. Në qershor 1910 këtu forcat kryengritëse të Malësisë së Gjakovës nën drejtimin e Bajram Currit suimuan katër batalione turke të Shefqet Turgut Pashës dhe i shpartalluan pas disa ditë luftimesh të ashpra.

(Gj.G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qafa E Prushit


[cite]