QAFA E TËTBORES


QAFA E TËTBORES
✤ Qafë në rrethin e Shkodrës, në lartësinë 1700 m, nëpër të cilën kalon rruga Shkodër-Theth-Breglumi. Lidh luginën e Bogës me të Thethit dhe ndan majën e Shtegut (2083 m) në VL me të Troshanit (2175 m) në JP. Ka prejardhje tektonike-erozive dhe përbëhet prej shkëmbinjsh gëlqerorë mesozoikë. Në të dy anët është e veshur me pyll ahu dhe me pishë të rrallë (rrobull).

(Gj.G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qafa E Tëtbores


[cite]