QAFA E THANËS
✤ Qafë në kufirin ndërmjet rrethit të Librazhdit e të Pogradecit, në lartësinë 933 m, nëpër të cilën kalon rruga nga Përrenjasi në Pogradec dhe në Strugë. Në lashtësi këtu kalonte rruga Egnatta (shih). Ka prejardhje tektonike-erozive. Nën të është hapur tuneli rreth 3 km për hekurudhën Përrenjas-Guri i Kuq. Gjatë Luftës ANC janë zhvilluar mjaft luftime. (P. Q)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qafa E Thanës
[cite]