
QAFA E ZVEZBËS
✤ Qafë në rrethin e Korçës, në lartësinë 1099 m, nëpër të cilën kalon rruga Korçë-Liqenas-Goricë. Lidh fushën e Korçës me zonën e Prespës së Madhe dhe ndan Malin e Thatën nga mali Ivan. Është veshur me shkurre bushi e dushku.
(P. Q.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qafa E Zvezbës
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "QAFA E ZVEZBËS" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/qafa-e-zvezb%c3%abs