QELËZA
✤ Fshat në rrethin e Pukës (V), në rrëzën JP të Malit të Krabit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Bushalë, Dedaj, Lëvrushk, Ukth, popullsia gjithsej 2193 banorë. Dëshmohet si vendbanim i lashtë. Fshatarët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1967. Q. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër, formuar më 1971. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe rritjen e bagëtive të imëta. Q. ka shkollë të mesme bujqësore, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qelëza
[cite]