QELQI VULLKANIK


QELQI VULLKANIK
✤ Lëndë e parë natyrore, me pamje qelqi e formuar nga ftohja e menjëhershme e lavës, që mbetet e pakristalizuar. Sipas përbërjes shquhen lloje të ndryshme Q. V. Lloji bazik, që quhet takilit, ka ngjyrë të zezë e përmban shumë ujë, ndërsa lloji acid ka ngjyrë të përhime, thith shumë ujin dhe shkoqet në trajtë rruazash të vogla e të shndritshme si perla prandaj quhet edhe perlit (shih).

Në Shqipëri ka Q. V. bazik e mesatar-acid, me 9-12% ujë, ndërmjet shkëmbinjve vullkanikë jurasikë të zonës tektonike të Mirditës në rrethin e Pukës dhe të Mirditës. Q. V. që nxirret në vendburimin e Lumbardhës (Pukë) përdoret për prodhimin e perlitit teknik dhe të çimentos pucolanike.

(I. Tu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qelqi Vullkanik


[cite]