QENDRA E DHËNIES SË GJAKUT
✤ Institueion shëndetësor i specializuar për marrjen, konserviinin dhe përpunimin e gjakut, i ngritur më 1952. Nga përpunimi i gjakut Q. nxjerr një seri produktesh të rëndësishme, si gjak i plotë, masa eritrocitare. trombocitare e leukocitare, plazmë të njomë, të thatë e antihemofilike, serume për përcaktimin e grapeve të gjakut, krioprecipitat antihemofilik etj. Shërbimi i marrjes dhe i përpunimit të gjakut është përhapur në të gjithë vendin. Në çdo rreth janë ngritur pikat e marrjes së gjakut. Qendra merret edhe me eksperimentimin dhe hartimin e metodikave të ndryshme në këtë fushë, me studimin e strukturës antigjenike eritrocitare të popullit dhe me përgatitjen dhe kualifikimin e kuadrit. Dhuruesve para çdo dhënieje gjaku, u bëhen vizita mjekësore dhe një varg analizash kimike, biokimike e serologjike, me qëllim që të mos cenohet shëndeti i tyre e të mos dëmtohet marrësi i gj akut.
(A. Zh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qendra E Dhënies Së Gjakut
[cite]