QENDRA E INFORMACIONIT DHE E DOKUMENTACIONIT SHKENCOR E TEKNIK


QENDRA E INFORMACIONIT DHE E DOKUMENTACIONIT SHKENCOR E TEKNIK
✤ Institucion shkencor pranë Akademisë së Shkencave që merret me drejtimin e veprimtarisë së shërbimit të informacionit dhe dokumentacionit shkencor e teknik të vendit, me zgjidhjen e probletneve shkencore metodike dhe erganizative të përpunimit dhe të shpërndarjes së informacionit dhe dokumentacionit shkencor e teknik si dhe me sigurimin e grumbullimit e të sistemimit të atij informacioni që u nevojitet institucioneve shkencore, qendrave të prodhimit dhe grupeve të studiuesve. U krijua më 1981. Bashkëpunon me institueionet dhe bibliotekat shkencore, me qendrat e prodhimit dhe mban lidhje me qendrat e jashtme të informacionit dhe dokumentacionit shkencor e teknik, etj., Ka në strukturën e saj sektorë të përpunimit dhe të analizës së informacionit e dokumentacionit shkencor, sektorë të mirëmbajtjes së makinerisë, të marrëahënieve me jashtë etj.

(G. Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qendra E Informacionit Dhe E Dokumentacionit Shkencor E Teknik


[cite]