QENDRA E KËRKIMEVE ARKEOLOGJIKE


QENDRA E KËRKIMEVE ARKEOLOGJIKE
✤ Institucion shkeneor në varësi të Akademisë së Shkencave, i krijuar në janar 1978. Bërthama e parë e tij ishte Muzeu Arkeologjik-Etnografik (1948), ku u përfshinë kuadrot e para të kësaj fushe. Më 1956 u krijua sektori i arkeologjisë në Institutin e Historisë e Gjuhësisë, më pas në Institutin e Historisë. Q. e K. A. si institucion qendror zhvillon dhe udhëheq punën kërkiniore arkeologjike, drejton gjithashtu punën muzeale arkeologjike në tërë Republikën. Ka tre sektorë shkencorë: i prehistorisë, i antikitetit ilir dhe i mesjetës. Pranë Q. të K. A. është Muzeu Arkeologjik Kombëtar me një ekspozitë të përhershme dhe fondet themelore arkeologiike të vendit, si dhe Kabineti numizmatik, Kabineti antropologjik, Laboratori i restaurimeve dhe ai fotografik. Tetë bërthama shkencore të këtij institucioni me seli në Durrës, Fier, Sarandë, Elbasan, Korçë, Shkodër, Peshkopi e Kukës mbulojnë kërkimet në rrethet përkatëse dhe në ato fqinje. Q. e K. A. sipas orientimeve të PPSH u ka dhënë përparësi kërkimeve në fushën e kulturës ilire, e kulturës së hershme mesjetare shqipiare, pa lënë pas dore kërkimet në qytetet kolonitë kregdetit (shih Arkëologjia),. Boton revistën «Iliria» (shih).

(M. Ko.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qendra E Kërkimeve Arkeologjike


[cite]