Qerbashi

Qerbashi

(latinisht: Galega officinalis)

Përdorimi:
Pjesa mbitokësore e lulëzuar e tharë e bimës (emra të tjerë: ballbreshka, kukurjaku) shërben si drogë. Rritet në vende barishtore me lagështi. Lulëzon në maj-qershor. Droga përdoret për shtimin e qumështit në nënat me fëmijë në gji; për uljen e nivelit te sheqerit në gjak, si dhe ka veti diuretike.

Përgatitja:
5-8 lugë me drogë të grimcuar hidhen në 1 litër ujë të sapozier. Përzierja mbulohet me kapak dhe lihet 30 minuta. Kullohet dhe pihet gjatë ditës. Në trajtimin e diabetit çaji pihet me ndërprerje, 8 ditë po, 8 ditë jo. Droga ruhet deri në 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ No machine-readable author provided. Bogdan assumed (based on copyright claims). [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC-BY-SA-3.0 (http://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0/)], via Wikimedia Commons

[cite]