QEVERITË KUISLINGE


QEVERITË KUISLINGE
✤ Qeveri tradhtare të formuara gjatë pushtimit italian e gjerman me eksponentë të klasave shfrytëzuese dhe të organizatave reaksionare. Gjatë pushtimit fashist italian vepruan Q. K. të kryesuara nga tradhtarët Shefqet Vërlaci, Mustafa Merlika, Eqrem Libohova dhe Maliq Bushati. Gjatë pushtimit nazist gjerman vepruan Q. K. të kryesuara nga tradhtarët Rexhep Mitrovica dhe Fiqri Dine. Q. K. ishin vegla të pushtuesve për organizimin e shtypjes së popullit shqiptar dhe të Luftës së tij ANÇ.

(L. O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qeveritë Kuislinge


[cite]