RËMRECI


RËMRECI
✤ Fshat në rrethin e Korçës (V), në skajin L të ish-kënetës së Maliqit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Plasës (shih). Në të kaluarën shpesh tokat dhe banesat përmbyteshin prej ujërave të kënetës. R. u bë një nga bazat e para të Luftës ANÇ në qarkun e Korçës. Këshilli NÇ u ngrit në nëntor 1942. Në qershor 1943 u formua celula e parë e PKSH për gjithë rrëzën e Korçës. Më 16 shtator u formua baialioni partizan «6 dëshmorë». Shumë fshatarë nga R. dolën partizanë. Koop. bujqësore u ngrit më 16 tetor 1948. Sot është sektor i NB të Plasës. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, panxharsheqerit dhe i qumështit. R. është ndërtuar krejt i ri. Ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare dhe komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rëmreci


[cite]