RADËSHI


RADËSHI
✤ Fshat në rrethin e Skraparit, në VL të Çorovodës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Mollas, Gradec qendër, Koritë, popullsia gjithsej 1697 banorë. Gjetjet arkeologjike si në shpellën e Pirogoshit e dëshmojnë si vendbanim të lashtë. Në gusht 1942 u ngrit Këshilli NÇ i fshatit. Në Koritë ka qenë teknika e Qarkorit të PKSH për Beratin. Është qendër e koop. bujqësore të bashkuar me të njëjtin emër. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. R. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, punishten e bulmetit, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Radëshi


[cite]