RADIO-KORÇA


RADIO-KORÇA
✤ Qendër lokale për emisione radiofonike në Korçë. Në prill 1941 pushtuesit italianë ngritën një stacion me fuqi të vogël për propagandën antishqiptare. Në shtator 1943 radiostacioni u çmontua nga njësiti gueril partizan i Korçës dhe u instalua në Bakull të Voskopojës. Pas Çlirimit u rivendos në Korçë. Më 1980 R. K. u pajis me një stacion të fuqishëm, që u ndërtua në vend. Emisionet dëgjohen në truallin e RPSSH dhe jashtë vendit.

(V. F.-B.De.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Radio-Korça


[cite]