RAMIÇA
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (JL), në shpatin P të malit të Gribës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Bashaj, Matogjin, Shalës, Vermik, popullsia gjithsej 3010 banorë. Fshatrat Bashaj, Matogjin, Shalës dhe Ramicë përbëjnë zonën e Smokthinës. Dëshmohet si vendbanim i hershëm, janë zbuluar varreza ilire, mozaikë ahe kolona mermeri (Kaçori, Mesaplik. shih). Ura e Bogdanit e shek. I p.e.r. është ndër më të vjetrat e këtij lloji në vendin tonë. Në R. me 1913 patrioti Ismail Qemali i bëri thirrje popullit të Smokthinës për mbrojtjen e vendit. Më 1913 u hap edhe shkolla e parë shqipe me mësues Halim Xhelon. Në R. giatë Luftës ANÇ ka qëndruar komiteti qarkor, shtabi i Zonës I operative, këshilli NÇ i qarkut, komanda e qarkut si dhe shtabi i Brig. V S, ndërsa gjatë vitit 1944 spitali partizan (tek shpella e Hyse). Celula e PKSIT u formua në shkurt 1943 nën drejtimin e sh. ITysni Kapo. Këshilii NÇ u ngrit në nëntor 1942 (në Verbas). Në qershor i943 (në Matogjin) u krijua çeta «Zigur Lelo», si.dhe batalipnet «Ismail Qemali», :
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ramiça
[cite]