REGJIMI JURIDIK I TOKËS
✤ Tërësia e normave juridike që rregullojnë marrëdhëniet lidhur me pronësinë e tokës. Toka në PiPSSH është pronë vetëm e shtetit. Ajo u jepet në përdorim shoqëror pa shpërblim ndërmarrjeve dhe institucioneve shtetërore, kooperativave bujqësore dhe organizatave shoqërore, si dhe në” përdorim vetjak shtetasve. Tokat ndahen në toka bujqësore për bimët e arave, pemishtet, vreshtat dhe ullishtet; në toka për pyje, kullota e livadhe dhe në toka jobujqësore. Kalimi i përdorimit ië tokave nga një ndërmarrje në një tjetër ose nga një kooperativë në tjetrën, brenda rrethit, bëhet me vendim të komitetit ekzekutiv të k. p. të rrethit, ndërsa kalimi i tokave nga një kooperativë bujqësore në një ndërmarrje ose anasjelltas bëhet me vendim të Kryesisë së Këshillit të Ministrave. Dhënia dhe heqja e tokës shtetasve për qëilime ndërtimi bëhet nga organet që kanë të drejtë të japin leje ndërtimi sipas dispozitave të veçanta. Tokat, si dhe çdo ndryshim i tyre regjistrohen detyrimisht në kadastër.
R. J. i T. pas Çlirimit rregullohej me një varg aktesh të tjera normative. Ligji mbi Reformën Agrare i miratuar më 1945 bhe aktet që e pasuan më vonë përcaktuan një R. J. të T. që u përshtatej kushteve të ndërtimit të soeializmit në Shqipëri. Toka që iu dha fshatarëve në pronësi sipas ligjit nuk lejohej të tjetërsohej, të hipotekohej dhe të jepej me qira. Ndalimi qysh në fillim i çdo lloj tjetërsimi të tokës bujqësore dhe më vonë i trojeve, krijoi premisa për shtetëzimin e tokës në RPSSH, që u shpall me Kushtetutën e miratuar më 1976.
(P. H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Regjimi Juridik I Tokës
[cite]