RELA JOSIF
✤ (1895-1966). Dramaturg dhe poet arbëresh nga Zara (Jugosllavi). Pasi kreu shkollën normale punoi si mësues. Veprimtarinë letrare e nisi në vitet 20; shkroi në të folmen e Arhëneshit (shih) drama, komedi dhe vjersha me problematikë patriotike e shoqërore. J. R. i këndoi gjuhës dhe zakoneve arbëreshe, bëri thirrje që të ruheshin traditat e të parëve, shprehu pakënaqësinë ndaj realitetit të kohës. Vepra e tij më e shquar është drama «Nita» me subjekt shpërnguljen e arbëreshëve prej Shqipërisë në shek. XVIII. Në melodramën «Martesa» pasqyrohet jeta e arbëreshëve me doket karakteristike. Krijimtaria letrare e J. R. u hotua kryesisht në shtypin e Kosovës. Më 1968 dolën në Prishtinë dy vë~ llime me shkrime të tij. Më 1979 u botua në Tiranë drama «Nita». Disa nga veprat e tij dramatike janë shfaqur në Kosovë.
(N. J.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rela Josif
[cite]