REPUBLIKA E MIRDITËS


REPUBLIKA E MIRDITËS
✤ (1821). Krijesë politike antikombëtare e disa krerëve tradhtarë të Mirditës, të udhëhequr nga kapidani i krahinës, Marka Gjoni. Të përkrahur moralisht dhe materialisht nga Qeveria e Beogradit, në fund të qarshorit 1921 ata shpërthyen një lëvizje të armatosur me kërkesën për krijimin e një krahine «autonome» në të cilën do të përfshiheshin Mirdita e Lezha. Më 17 korrik 1921 shpallën në Prizren të ashtuquajturën «Republikë të Mirditës* me Marka Gjonin në krye. Këta krerë bajraktarë iu kundërvunë Qeverisë së Tiranës dhe forcave të saj që përpiqeshin për konsolidimin dhe forcimin e pushtetit qendror kundër prirjeve separatiste. R. e M. u kundërshtua me forcë nga rrethet patriotike e demokratike të vendit, duke përfshirë këtu edhe fshatarësinë mirditore, dhe pas disa përpjekjesh me armë ajo u shpartallua. Asgjësimi i saj përfundimtar u krye në fund të nëntorit 1921, me dëbimin jashtë kufijve të 1913-ës të pushtuesve jugosllavë, që mbanin ende nën sundim disa krahina verilindore të vendit. (H. Ko.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Republika E Mirditës


[cite]