REUMATOLOGJIA


REUMATOLOGJIA
✤ Dega e mjekësisë që studion semundjet e ndryshme të cilat shfaqen kryesisht me dëmtime të kyçeve ose indeve të buta, me prejardhje infektive, degjenerative ose metabolike. Deri në mesih e shek. XX sëmundjet reumatizmale studioheshin dhe mjekoheshin nga mjekë të përgjithshëm. Në Shqipëri në 1973 R. u profilizua si shërbim i veçantë, më 1981 u nda si specialitet më vete dhe filloi përgatitja e kuadrove reumatologë. Sot ka shërbim reumatologjik në të gjitha rrethet. Në të gjithë vendin është bërë e vazhdojnë të bëhen depistime e studime për sëmundjet kryesore të R. si: reumatizmi artikular akut dhe veset e zemrës, artriti reumatoid etj. R. përdor metodat bashkëkohore të diagnostikimit (biologjike, imunologjike, punksion-biopsinë etj) dhe të mjekimit (preparatet e reja antireumatizmale e metodat fizike).

(Ko. Po.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Reumatologjia


[cite]