REVIZIONIZMI EUROKOMUNIST


REVIZIONIZMI EUROKOMUNIST
✤ Variant i revizionizmit modern, një grumbullim teorish pseudokomuniste, që i kundërvihet marksizëm-leninizmit. Eurokomunizmi është produkt i degjenerimit të partive komuniste të Evropës Perëndimore që u futën në rrugën e revizionizmit. Ai është ideologji e aristokracisë punëtore dhee reformizmit borgjez të kulluar, që ka për qëllim sabotimin e revolucionit, mbrojtjen e përjetësimin e rendit kapitalist. Përfaqësueset kryesore të eurokomunizmit janë partitë revizioniste të Italisë, Francës dhe Spanjës.

Veçori dalluese e R.E. është se ai paraqitet si «revizionizëm pa dorashka», që del hapur kundër leninizmit dhe mësimeve marksiste-leniniste për revolucionin e shoqërinë socialiste. Eurokomunistët mohojnë ligjet e përgjithshme të kalimit nga kapitalizmi në socializëm, janë vënë në kërkim të një «rruge të re», të ndryshmenga ajo e Revolucionit të Tetorit, predikojnë naska për të fshehur diktaturën borgjeze sodalfashiste dhe rendin shfrytëzues kapitalist. R. S. është ideologji e politikë e shovinizmit të fuqisë së madhe, e superfuqisë së re soeialimperialiste, që ndjek një politikë neokolonialiste, skspansioniste, agresive e luftënxitëse, për të vendosur sundimin botëror.

Në të njëjtën kohë, R. S. është teori e praktikë e sabotimit dhe e shuarjes së revolucionit e të luftërave çlirimtare. Teoritë e tij të «bashkëekzistencës paqësore», të «kalimit paqësor» e të «rrugës parlamentare» për në socializëm, të «demokracisë antimonopoliste», të «rrugës jokapitaliste të zhvillimit» etj. janë falsifikim i plotë dhe flakje e mësimeve themelore të marksizëm-leninizmit për revolucionin proletar dhe luftërat nacionalçlirimtare.

Lufta për demaskimin e plotë të revizionizmit sovjetik ka qenë dhe mbetet një detyrë e madhe për të gjithë marksistë-leninistët në kohën tonë. PPSH dhe shoku Enver Hoxha kanë mbajtur që në fillim një qëndrim të drejtë dhe parimor kundër R. S. dhe kanë dhënë një ndihmesë të veçantë për demaskimin e tij.

(A. Po.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Revizionizmi Eurokomunist


[cite]