REVOLUCIONI TEKNIKO-SHKENCOR


REVOLUCIONI TEKNIKO-SHKENCOR
✤ Kthesë rrënjësore, hop cilësor në zhvillimin dhe zbatimin e shkencës e të teknikës, që revolucionarizon e çon përpara forcat prodhuese të shoqërisë. Zhvillimi dhe pasojat e revolucionit tekniko-shkencor varen shumë nga rendi shoqëror. Në shoqërinë kapitaiisto-revizioniste arritjet e shkencës e të teknikës përdoren nga borgjezia për rritjen e shfrytëzimit të punonjësve, për përgatitjen dhe zhvillimin e luftërave agresive, grabitqare e shtypëse etj. Pasojë e pashmangshme e revolucionit tekniko-shkencor ‘është thellimi i kontradiktave e i krizave të kapitalizmit. PPSH ka hedhur poshtë spekulimet e ideologëve borgjezë e revizionistë, që përpiqen të shfrytëzojnë arritjet e sotme të shkencës e të teknikës për të rnohuar rolin historik ‘të klasës punëtore dhe për të zëvendësuar revolucionin shoqëror me revolucionin tekniko-shkencor. Në shoqërinë tonë socialiste revolucionin tekniko-shkencore bëjnë masat e gjera punonjëse, ai zhvillohet në interes të tyre, shërben përrritjen e mirëqenies . e të nivelit kulturor’të tyre, çon në ngushtimin e dallimeve midis punës fizike e mendore. Ai kryhet me përkrahjen e tërë shoqërisë, në kushtet e kooperimit të gjërë socialist dhe ka si pasojë zhvillimin e gjithanshëm të forcave prodhuese, njëkohësisht përsosjen e marrëdhënieve soeialiste në prodhim, forcimin e tërë rendit shoqëror socialist në rrugën drejt komunizmit.

Revolucioni tekniko-shkencor është pjesë përbërëse e panaarë e revolucionit dhe e ndërtimit të socializmit. Në kushtet e vendit tonë, PPSH e ka parë dhe e sheh atë si faktor të domosdoshëm për ngritjen e bazës materialo-teknike të socializmit dhe për zbatimin e parimit të mbështetjes në forcat e veta në ndërtimin socialist. Staai aktual i zhvillimit intensiv të ekonomisë socialiste e të gjithë jetës së vendit shtron me një forcë të veçantë nevojën e thellimit të revolueionit tekniko-shkencor, të mbështetjes fort në shkencën e teknikën e përparuar, të përdorimit të teknikave, teknologjive dhe metodave të reja shkencore në të gjitha degët. (A. Po.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Revolucioni Tekniko-Shkencor


[cite]