REYOLUCIONI KULTUROR


REYOLUCIONI KULTUROR
✤ Pjesë përbërëse e revolucionit socialist, që synon të krijojë një kulturë eilësisht të re të frymëzuar nga ideologjia marksiste-leniniste dhe shprehëse e interesave të klasës punëtore. R. K. është një proces kompleks që kryhet gjatë gjithë periudhës historike të ndërtimit të socializmit gjer në fitoren e plotë të komunizmit. Ai zhvillohet krahas shndërrimeve ekonomiko-shoqërore që kryhen gjatë ndërtimit socialist, përcaktohet nga ato dhe njëkohësisht ndikon në zhvillimin e mëtejshëm të tyre. Shoku Enver Hoxha ka theksuar se R. K. duke krijuar kulturën revolucionare dhe duke e bërë atë gradualisht pronë të masave të gjera punonjëse, synon të farkëtojë njeriun e ri të shoqërisë socialiste të pajisur me batëkuptim të shëndoshë marksist-leninist, me horizont të gjerë kulturor dhe botë të pasur shpirtërore, me virtyte të larta morale.

Në RPS të Shqipërisë, nën udhëheqjen e PPSH, është realizuar dhe po zhvillohet një revolucion i pandalshëm kulturor që ka përfshirë fushën e shkollës e të arsimit, sistemin e mjeteve të kulturës masive dhe të informacionit shoqëror, të gjitha gjinitë e arteve, fushën e shkencës e të teknikës. Në Shqipërinë socialiste arsimi dhe kultura janë bërë pronë e masave popullore, në çdo 3-4 banorë një najek shkollën. Botohen 4 libra në vit për frymë të popullsisë; kanëmarrë përhapje të madhe shtypi, radioja, bibliotekat vatrat e shtëpitë e kulturës, lëvizja e fuqishme artistike amatore.

Krahas zhvillimit të vrullshëm sasior, kultura socialiste dallohet për përmbajtjen e saj të re, R. K. karakterizohet pikërisht për krijimin e kulturës së re socialiste, me frymë të shëndoshë popullore e kombëtare ku integrohen organikisht si traditat e shquara përparimtare të kulturës së popullit tonë gjatë shekujve, ashtu dhe vlerat e mëdha të kulturës përparimtare botërore të së kaluarës e të sotmes. Kultura socialiste është vënë plotësisht në shërbim të ndërtimit socialist të vendit, të aftësimit të gjithanshëm të njeriut tonë të ri. Ajo zhvillohet e pasurohet në luftë të papajtueshme me kulturën borgjeze e revizioniste dhe me ndikimet e tjera të huaja. Në stadin e sotëm të ndërtimit të shoqërisë socialiste një rol të rëndësishëm për thellimin e R. K. kanë luajtur orientimet e PPSH dhe mësimet e shokut Enver Hoxha për revolucionarizimin e mëtejshëm të shkollës, të letërsisë e arteve, për zhvillimin e gjithanshëm të revolucionit tekniko-shkencor, për ngritjen në një shkallë më të lartë të përmbajtjes ideo-artistike në tërë veprimtarinë kulturore masive. Mbi këto baza R. K. vepron si një faktor shumë i fuqishëm për edukimin komunist të masave; zbulon e nxit energjitë e tyre krijuese, nxit rolin e tyre si krijues të kulturës; ndikon fuqishëm për emancipimin e plotë të gruas, për ngushtimin e shkallëzuar të dallimeve ndërmjet qytetit e fshatit, ndërmjet punës mendore dhe asaj fizike etj. Të gjitha këto arritje e prirje të R. K. janë dëshmi e vitalitetit të rendit socialist, të drejtësisë së politikës kulturore të përpunuar nga PPSH dhe të aftësive të pashterrura të popullit për të zhvilluar e pasuruar botën e tij shpirtërore. Ne RPS të Shqipërisë R. K. zhvillohet e thehohet në unitet me revolucionin ideologjik (shih) dhe i shërben atij drejtpërsëdrejti. (P. Pa.-M. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Reyolucioni Kulturor


[cite]