RILINDJA
✤ (1934). Revistë e përdyjavshme shoqërore, kulturore dhe letrare. Numri i parë doli në Korçë më 28.11.1934, vijoi deri më 1936. Ishte ndër organet e pakta përparimtare të kohës. Pjesën më të rëndësishme të revistës e përbënin artikuj ku u përshkrua p*apambetja e madhe e vendit, gjendja e rëndë e bujkut, u shtrua nevoja e emancipimit të femrës, e përmirësimit të kushteve të jetesës së shumicës së popullsisë etj. Rubrika letrare botoi shkrime të autorëve të rinj përparimtarë, luftoi për një letërsi dhe art në shërhim të popullit dhe të frymëzuar nga idealet aemokratike. Nga këto pozita kritikoi ashpër përkthimet boshe dhe pa vlerë nga letërsia e huaj. Në faqet e saj u dha vend veprave të autorëve përparimtarë evropianë.
(R. H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rilindja
[cite]