RIMËT SPONTANE TË DËMSHME
✤ Grup bimësh barishtore njëdhe shumëvjeçare i përbërë nga barëra të këqija dhe bimë të helmëta, që ndikojnë keq për prodhimtarinë bujqësore e blegtorale. Barëra të këqija janë ato, që rriten vetvetiu në ara së bashku me bimët bujqësore, pengojnë zhvillimin normal të tyre, u marrin elementet ushqyese të tokës, lagështirën, u zënë dritën etj., shtohen dhe përhapen shpejt, ruajnë për një kohë të gjatë aftësinë mbirëse të farave dhe mbijnë në mënyrë të shkallëzuar. Një grup të veçantë biologjik formojnë barërat e këqija parazite të rrënjëve (Orobanche) dhe të kërcejve (Cuscuta) të bimëve bujqësore. Nga ana fitosociologjike grupi i barërave të këqija bën pjesë në klasën Rudereto-Secalinetea, e përbërë në vendin tonë nga dy rende: Secalinetalia me shoqërime që infestojnë kulturat e të lashtave dhe Chenopodietalia me shoqërime që infestojnë kryesisht kulturat prashitëse. Ndeshen më dendur dhe krijojnë mbulesë më të madhe grami (Cynodon dactylon L., Pers.). dredhja e arave (Convolvulus arvensis, L.), nenat (Amaranthus L.), taila (Sorghum halepense L., Pers.). kostreva (Setaria pumila Poiret, (Schultes), krisja e ujit (Paspalum paspalodes Michx), sinapi (Sinapis arvensis L.)» grashinat (Vicia), egjra (Lolium temulentum L.), burdullaku (Portulaca oleracea, L.). Disa nga këto bimë rriten edhe në kullota e livadhe. Lufta kundër barërave të këqija është hallkë e kodif agroteknik për rritjen e rendimentit të kulturave bujqësore, zhvillohet me sukses me metodat agroteknike, si edhe duke përdorur herbicidet.
Bimë të helmëta janë ato që5 kur i hanë kafshët, nganjëherë edhe në sasira të vogla^ u shkaktojnë çrregullime të ndryshme, që përgjithësisht shfaqen me uljen e prodhueshmërisë së qumështit, leshit etj. Sipas llojit ose gjinisë përmbajnë lëndë aktive të ndryshme. Më kryesoret janë alkaloidet, si tek lulëkuqja (Papaver rhoeas, L.), bari i trashë (Hyosciamus L.), kukuta (Conium maculatum, L.), shtarat (Veratrum L.) etj.; glykozidet, si tek luletogëzat (Digitalis L.), talla, agrostema, zhabinat (Ranunculus L.), etj.; vajrat esencialë, si tek dëllinjat (Juniperus L.), pelinet (Artemisia L.), tanaceti (Tanacetum vulgare L.) etj. Shkalla e veprimit helmues është e lidhur edhe me kushtet ekologjike të rritjes së tyre. Disa nga bimët e helmëta përdoren nga mjekësia popullore.
(Xh. Q.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rimët Spontane Të Dëmshme