RINIA KOMUNISTE SHQIPTARE


RINIA KOMUNISTE SHQIPTARE
✤ Organizatë ravolucionare e rinisë me ideale komuniste, ndih—tëse luftarake dhe fidanishte e PKSH, udhëheqëse dhe organizatore e veprimtarisë antifashiste të masave të rinisë në luftën çlirimtare kundër pushtuesve të huaj dhe tradhtarëve të vendit, «Hero i Popullit».

Organizata e RKSH u krijua më 23.11.1941 nën kujdesin dhe udhëheqien e drejtpërdrejtë të KQ të Përkohshëm të PKSH dhe personalisht të sh. Enver Hossha, në bazë të vendimit që kishte marrë Mbledhja e përfaqësuesve të Grapeve Komuniste që të krijohej sa më parë organizata e RKSH. Themelimi i’ RKSH diktohej nga rritja e lëvizjes revolucionare antifashiste, në vijat e para të së cilës ndodhej rinia shqiptare, që e ndiente thellë peshën e shtypjes dhe të korruptimit fashist.

Mbledhja themeluese e RKSH u mbajt më 22-23.11.1941. Në të morën pjesë përfaqësuesit më të shquar dhe më aktivë të rinisë shqiptare si Qemal Stafa, Nexhmije Xhugiini, Misto Mame, Nako Spiru, Ndoc Mazi etj. Në emër të KQ të Përkohshëm të PKSH, mfcledhjen e hapi dhe e drejtoi sh. Enver Hoxha. Raportin kryesor mbi gjendjen politike të rinisë shqiptare, mbi organizimin dhe detyrat politike, ideologjike e ushtarake të saj e mbajti Q. Stafa. Pjesëmarrësit në mbledhje mbështetën me entuziazëm vijën politike të PKSH, përcaktuan qartë detyrat luftarake që i dilnin përpara organizatës së RKSH dhe punën që duhej bërë për ngritjen e organizatës. Në fund mbledhja zgjodhi Komitetin Qendror të Përkohshëm të RK të përbërë nga Qemal Stafa, Nako Spiru, Nexhmije Xhuglini, Misto Mame, Tasi Mitrushi, Sekretar politik i RK u zgjodh Q. Stafa, anëtar i KQ të PKSH. Në letrën e përshëndetjes që sh. Enver Hoxha i dërgoi KQ të RK, fill pas mbledhjes themeluese, shprehej bindja e thellë që kishte PKSH se organizata e RK, do t’i kryente me nder e heroizëm detyrat që ,.i kishte caktuar Partia.

KQ i RK iu vu me zjarr punës për krijimin e organizatës në shkallë vendi, mbi baza marksiste-leniniste. Deri në mars 1942 u ngritën 7 komitete qarkore në Tiranë, Elbasan, Korçë, Shkodër, Durrës, Vlorë e Gjirokastër. Pak më vonë u ngrit edhe komiteti qarkor i Beratit. Komitetet qarkore fiiluan menjëherë organizimin e të rinjve komunistë në aktivet e rinisë që ishin hallka bazë që lidhte RK me masën e rinisë antifashiste. Ato krijoheshin si rregull aie 10-15 të rinj komunistë dhe ngriheshin në fabrika e qendra pune, në shkolla, me bazë klase ose disa klasa, në lagje dhe në fshat. Me zgjerimin e organizatës dhe me rritjen e aktiveve, veprimtaria e këtyre drejtohej nga bërthamat e RK që ishin hallka ndërmjetëse midis aktiveve e komiteteve qarkore të RK. Bër:hama drejtonte aktivet e një sektori të caktuar të punës së rinisë: të rinisë komuniste punëtore, të rinisë komuniste shkollore, të të rejave shtëpiake etj. Pranë komiteteve qarkore tëRKfunksiononin grupet edukative të rinisë ku merrnin pjesë të rinjt komunistë më të ngritur e më aktivë.

Nën udhëheqjen e PKSH dhe nën kujdesin e ;aj të vazhdueshëm, RK u rrit me ritme të shpejta, u shtri organizativisht në të gjithë vandin, jo vetëm në qytet por edhe në fshat dhe : bë një organizatë e fuqishme luftarake që nunëronte në radhët e saj me mijëra anëtarë, nga të rinjtë më të mirë e më të vendosur për çështjen e Partisë dhe të popullit. RK u bë iniciatorja e krijimit të Organizatës së rinisë antifashiste shqiptare — «Bashkimi i Rinisë Antifashiste Shqiptare» (BRASH, shih) dhe forca drejtuese e saj. Rinia Komuniste dhe rinia antifashiste u bënë një forcë e madhe luftarake revoiucionare në Luftën ANÇ. Ato luftuan me heroizëm në radhët e njësiteve guerile, të çetave, të batalioneve e brigadave partizane. Rreth 80% e efektivit të Ushtrisë NÇ ishin të rinj e të reja, shumë nga të cilët dhanë jetën e re për çlirimin e atdheut dhe për vendosjen e pushtetit popullor.

Një rol të rëndësishëm për edukimin dhe mobilizimin e rinisë në luftë kundër pushtuesve të huaj dhe tradhtarëve të vendit luajti revista «Kushtrimi i lirisë» (shih) organ i KQ të RKSH.

Në veprimtarinë e gjerë revolucionare të organizatës së RKSH dhanë një ndibmesë të çmuar krah për krah anëtarëve të KQ të Përkohshëxn të RK edhe mjaft shokë të tjerë të zgjedhur në komitetet qarkore të RK, midis të cilëve Haki Toska, Sotir Manushi, Themo Vasi, Ndoc Mazi, Esat Gjyli, Rasim Dede, Qibrie Ciu, Ymer Veshi, Kastriot Muço, Pleurat Xhuvani, sekretarë të këtyre komiteteve ose përgjegjës të bërthamave të rinisë shkollore: Adil Çarçani, Ramiz Alia, Piro Kondi, Alqi Kondi, Manush Alimani etj.

Organizata e RK zhvilloi veprimtarinë e saj për një kohë edhe pas Çlirimit të vendit. Më 1949, në Kongresin e Unifikimit të Rinisë (shih), ajo së bashku me organizatën e «Rinisë Popullore» u shkri në një organizatë të vetme, në «Bashkimin e Rinisë së Punës të Shqipërisë (BRPSH, shih).

(M. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rinia Komuniste Shqiptare


[cite]