RRAFSHI I DUKAGJINIT
✤ Krahinë e madhe gieografike dhe etnografike në pjesën P të Kosovës. Rrethohet në J nga malet e Sharrit. në V nga malësia e Podgorit dhe Bjeshkët e Namuna, në P nga malësia e Gjakovës dhe e Hotit, në L nga malet e Drenicës. Ka reliev të butë, në përgjithësi fushor, me lartësi 320-520 m nibi nivelin e detit, është një gropë e madhe tektonike. Përshkohet nga 1. Drini i Bardhë dhe degët e tij, që rrjedhin në lugina të gjera e të sheshta. Ata e ndajnë Rr. e D. në Dukagjinin verior, qendror dhe jugor. Dukagjini V shtrihet në pjesën e sipërme të Drinit të Bardhë, është një rrafshim i ulët me toka aluvionale e pjellore; Dukagjini qendror ndodhet midis Drinit të Bardhë dhe Bistricës së Deçanit e Erenikut ;degë të tij). Aty shtrihen fusha e Dushkajës dhe e Podrimës. Trevat P të fushës së Podrimës ;anë të rrafshta, ndërsa ato L të larta dhe me tarraca. Aty ndodhet edhe gryka e bukur e Urës së Shenjtë. Në Dukagjinin J shtrihen fusha e Prizrenit dhe e Lubizhdës, që përbëhen nga aluvione pjellore, fusha e Zhurit (në JP) — sektori më i ulët (320-350 m) i gjithë Rr. të D, dhe në VI fusha e Lumit të Thatë (Suharekës) që Sshtë e valëzuar, me tarraca dhe më e lartë. Klima e Rr. të D. është më e ngrohtë dhe më e lagët se e Fushës së Kosovës. Temp. mesatare e janarit 0.5-l°C, e korrikut 21° deri 23°C. bien 700 mm reshje në vit. Dallohet për pasuri të mëdha ujore, që përbëhen nga Drini i Bardhë e degët e tij (Bistrica e Deçanit dhe e Prizrenit, Ereniku, Klina, Mirusha, Toplugu etj.) dhe burimet e shumta, prej të cilave përmenden ato të Istogut. Lumenjtë vërshojnë shpesh dhe përmbytin tokat përreth. Bimësia natyrore përbëhet kryesisht nga shoqërimet e dushqeve. Në rrethinat e Deçanit, Junikut e Strellcit ka pyje gështenjash. Rr. i D. është shumë i banuar. Aty ndodhen disa qytete si Prizreni, Gjakova, Peja, Rahoveci etj. dhe shumë fshatra. Si krahinë gjatë mesjetës bënte pjesë në principatën e Dukagjinasve, e cila përfshinte dy pjesë: Malet e Dukagjinit dhe Rrafshi i Dukagjinit, që kishin lidhje të ngushta ekonomike e shoqërore. Zbatohej e drejta kanunore e Lekë Dukagjinit. Këtu vazhdoi më gjatë familja patriarkale. Vendbanimet janë me shtëpi të grumbuliuara në lagje të një fisi, ndërsa lagjet të shpërndara. Burrat mbanin tirq me prehër e shqeks, pa xhepa e gji, ndërsa gratë përdornin veslijm e bardhë me këmishë të gjatë e dy pështjellaki të qëndisur.
(P. Q.-Rr. Z,}
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rrafshi I Dukagjinit
[cite]