RRETHI I PËRMETIT
✤ Shtrihet në Shqipërinë e J, në pjesën lindore të Krahinës Malore Jugore. Sipërfaqja 929 km2. Popullsia 37.657. Përfshin: dy qytete, Përmetin qendër e rrethit dhe Këlcyrën, 90 fshatra të grupuara në 14 fshatra të hashkuara. Popullsia në qytet 19.6%, në fshat 80.4%. Rritja natyrore 2,13%.
Mbizotëron relievi malor e kodrinor. Zona më e lartë Nemërçka, ku është pika më e lartë maja e «Dritës» (2485 m), maja më e lartë e Krahinës Malore Jugore dhe një ndër më të lartat të vendit, Fushat shtrfnen përgjatë luginës së Vjosës. Luginat kryesore: e Vjosës së Sipërme, e Lengaricës, e Lemnicës dhe e Dëshnicës. Lumenjtë Vjosa, Lengarica, Lemnica, Dëshnica dhe përroi i Çarshovës.’ Klima është mesdhetare, kodrinore e malore. Ndihet ndikimi zhutës i detit nëpërmjet luginës së Vjosës e degëve të saj. Temp. mesatare vjetore në vendet e ulta 15.3°C, kurse në zonën malore 11.2°C, mesatarja e muaive më të ftohtë është 5.4° e 0.5° dhe më të ngrohtë 24.8°C dhe 20°C. Sasia mesatare vjetore e reshjeve për zonën e ulët është 1315 mm; ndërsa në atë malore 1149 mm, pjesa më e madhe e tyre bie në dimër. Tokat bujqësore janë kryesisht të kafenjta malore 63%, livadhore të kafenjta rreth 27%.
Pyjet, shkurret dhe kullotat zënë 63.6%, nga të cilat vetëm pyjet 38.4% të sipërfaqes së rrethit. Burimet nëntokësore kryesore: Ujët e Zi në grykën e Këlcyrës dhe burimet minerale në urën e Kadiut afër fshatit Bënjë me vlera mjekuese.
Rr. i P. është rreth bujqësor-industrial. Bujqësia jep 60% të prodhimit të përgjithshëm industrial e bujqësor. Ka 14 koop. të bashkuara, 1 NB. Kolektivizimi i bujqësisë filloi më 1948, përfundoi më 1966. Sipërfaqja e punueshme zë 15.8% të gjithë rrethit, nga e cila 82.9% e zënë bimët e arave; 13.8% frutikultura, 2.8% vreshtat. Para Çlirimit ujitej një pjesë fare e vogël, sot ujiten 31.9% e tokës së punueshme, ka 23 ujëmbaitës (në Vinokash, Këlcyrë, Fratar etj.) dhe 52 stacione pompimi, Kulturat kryesore: gruri (43.7% të sipërfaqes), misri (16.7%), duhani dhe perimet. Më 1938 rendimenti mesatar ishte 7.2 kv/ha grurë, 11.5 kv/ha misër. Sot është 25.2 kv/ha grurë në zonën e ulët fushore; rendimenti mesatar në misër është 70 kv/ha. Rr. i P. përmendet për prodhimin e qershive, të rrushit nga pjergullat, fiqve dhe perimeve. Blegtoria është e zhvilluar, mbizotërojnë dhitë, rriten edhe dhentë e lopët, ka komplekse për rritjen e shpendëve. Rr. i P. përmendet dhe për rritjen e bletëve, veçanërisht në Çarshovë, Petran, Kosinë eti.
Industria zë 40% të prodhimit të përgjithshëm industrial’ e bujqësor, është zhvilluar me vruii në vitet e pushtetit popullor dhe gjatë pesëvjeçarëve janë ndërtuar një varg veprash industriale. Para Çlirimit ka pasur vetëm disa punishte. Dega kryesore është ind. ushqimore, që jep 57.7% të prodhimit industrial, me fabrika si e verës dhe e rakisë në Përmet, Këlcyrë, e konservave të perimeve, të frutave. Zhvillim ka marrë edhe ind. e lehtë, ind. e materialeve të ndërtimit, ind. mekanike.
Në Rr. e P. përfshihen pjesë nga zonat etnografike: Dangëllia, Dëshnica, Shqeria. Rrethi ka tradita për punimin e verës, rakisë, perimeve, glikosë, për argjendarinë, qëndistarinë dhe në të kaluarën njiheshin si zejtarë shëtitës, muratorë e kallajxhinj. Veshja e burrave ka qenë kostumi me fustanellë, për gratë kostumi me zbukurime e qëndisje ari. Vallet janë kryesisht të tipit dyshe, shoqëruar me këngë polifonike. Vallja qytetare përmetare shoqërohet me saze. Para Çlirimit në Rr. e P. kishte vetëm 39 shkolla fillore dhe një kopsht. Sot ka 8 shkolla të mesme, 38 shkolla 8-vjeçare, 112 kopshte. Janë ngritur 58 muze, 2 shtëpi-muze, 112 biblioteka. Zhvillojnë veprimtarinë e tyre 14 shtëpi kulture, 58 vatra kulture, 2 kinema; dega e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Ka grupe teatrale, grupe estradash, ansamble artistike e grupe foiklorike. Sot ka gjithashtu 3 spitale, 22 shtëpi lindjeje, 15 ambulanca, 19 klinika dentare, 9 farmaci, 1 laborator klinik dhe bakteriologjik. Rr. i P. ka rrjet të zhvilluar të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rrethi I Përmetit