RRITJA E PESHKUT
✤ Degë e veprimtarisë së peshkimit dhe zooteknisë, që merret me shtimin e rritjen e peshqve në inkubator e në ekonomi të veçanta ose të përshtatura për këtë qëllim (ujëmbledhës, liqene të hidrocentraleve etj.). Ekonomitë e para për shtimin e rritjen e krapit u vunë në shfrytëzim më 1961 në Belsh, Sarandë, Durrës etj. Më 1964-65, në Lin e Drilon të Pogradecit, filluan punën inkubatorët e parë të vezëve të koranit. Tani ka filluar aklimatizimi dhe shtimi artificial i troftave të racës dhe i peshqve bar e planktonngrënës. Bëhet rritja e drejtuar e peshqve të familjes së krapit në ekonomitë e laknasit, Kavajës etj. Shfrytëzohen gjithashtu ajëmbledhësit e Tapizës, Rubjekës, Kurjanit etj. Ka filluar shtimi artificial i levrekut në Shëngjin. Në lagunat bregdetare, me ujëra të kripura (Nartë, Karavasta etj) që kanë kushte shumë të mira për shtimin e qefujve, levrekut, koces e ngjalës, po ngrihen ekonomitë përkatëse. Do të vihet në shfrytëzim ekonomia më e madhe (6 ha) e rritjes së troftave të racës në Finiq (Sarandë).
(N. R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rritja E Peshkut
[cite]