RRJETI GJEODEZIK
✤ Tërësia e pikave të vendosura e të ngulitura në terren, që kanë vendndodhje dhe lartësi të njohur e të përcaktuar në një sistem të vetëm koordinatash në bazë të matjeve gjeodezike. Shërbejnë si pika mbështetëse gjatë rilevimeve gjeodezike e topografike. Në Rr. Gj. përfshihet rrjeti i triangolacionit dhe rrjeti i nivelimit.
Rr. Gj. i parë në Shqipëri u ndërtua gjatë Luftës I Botërore nga shërbimet topografike të ushtrive pushtuese, që përdorën sisteme të ndryshme koordinatash. Gjatë regjimit të A. Zogut, Instituti Gjeografik i Firences, për qëllimet ekspansioniste të fashizmit italian, ndërtoi Rr. Gj. me bazë matematike elipsoidin Besel, projeksionin pseudokonik Boni dhe me pikënisje meridianin e Tiranës, me gjatësi L 19°45’45”285. Pas Çlirimit më 1948 Rr. Gj. ekzistues u transformua në sistemin gjeodezik shtetëror me bazë matematike elipsoidin Krasovski, projeksionin
Gaus-Kruger e me pikënisje meridianin e Grinuiçit, në përputhje me normat gjeodezike ndërkombëtare. Më 1955-1957 u bë rikonstruksioni i Rr. Gj. shtetëror, në të cilin u mbështet edhe rilevimi aerofotogrametrik i vendit në shkallë 1:25 000. Më 1971 filloi rindërtimi i plotë me forcat tona, i Rr. Gj. shtetëror, i ndarë në 3 rende, me parametra të lartë teknikë, që plotëson kërkesat për rilevime topografike në të gjitha shkallët. Rrjeti i triangolacionit shtetëror i rendit I mbështetet në 7 baza të sistemit rombik, ku janë përcaktuar azimutet e Laplasit, me origjinë pikën astronomike të Tiranës. Koordinatat ortogonale të tij janë llogaritur në zonën e katërt gj ashtëgradëshe të projeksionit Gaus-Kragër. Rrjeti i nivelimit shtetëror i renditl përbëhet nga katër shumëkëndësha të mbyllur dhe ka~ lon nëpër rrugët kryesore të vendit. Lartësitë e pikave të tij janë llogaritur në sistemin e lartësive artometrike, me pikënisje niveiin «zero» të detit Adriatik, të përcaktuar në mareogr’afin e portit të Durrësit.
(M.Dr.J
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rrjeti Gjeodezik