RRUGA EGNATIA
✤ (Via Egnatia). Rruga më e rëndësishme antike që lidhte bregdetin e Ilirisë së J me Lindjen, si vazhdim i rrugës Apia në Itali. Përmendet së pari në shek. II. p.e.r. nga Polibi,
si rrugë që shkonte nga Apolonia në Tesalonik, gjithsej 267 milje (395 km). Pjesa e parë e rrugës kalonte nëpër luginën e Shkumbinit, drejt Qafës së Thanës, mbi gjurmët e rrugës së lashtë ilire të Kandavisë. Rmga e rregullt me trase, ura dhe stacione u ndërtua në gjysmën II të shek. I p.e.r. nën drejtimin e prokonsullit të Maqedonisë. G. Egnatius, nga mori edhe emrin. Niste nga dy degë: nga Dyrrahu dhe Apolonia, që takoheshin në Skampini. Stacionet kryesore ishin: Klodiana (Peqini), Skampini (Elbasani), Lyhnidi (Ohri), Heraklea (Manastiri), Edesa, Pella dhe Tesaloniku. Në shek. I të e.r. u zgjat deri në Bizant. U ndërtua disa herë gjatë shek. II-III të e.r. Për herë të fundit del se përdoret si rrugë për qerre më 479. Që nga shek. VI u braktis si rrugë kryesore dhe këtë rol e mori rruga nëpër luginën e Devollit. Gjurmë të qarta ruhen sot në Roskovec, Peqin, Topçias dhe traseja e plotë nga Xibraka (Traiecto) në Qukës (Tres Tabernas), në bregun e majtë të Shkumbinit.
(N. C.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rruga Egnatia