SESA
✤ (Shoqëria Elektrike Shqiptare Anoninie). Shoqëri italiane e krijuar më 1929, me kapital fillestar prej 2 milionë fr. ari. Me presione e dredhi arriti të fuste nën kontroll centralet elektrike në qytetet e Shkodrës, Kavajës, Beratit, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës dhe në periferi të Tiranës. E ndihmuar nga qeveria italiane, SESA bëri orvatje për të mënjanuar shoqëritë shqiptare SITA (shih), Shoqërinë e Përgjithshme Elektrike të Korçës (shih), Shoqërinë Stamles (shih) e ndonjë tjetër, por pa sukses, për shkak të qëndresës së grupeve kapitaliste shqiptare.
Pasuria e SESA u shtetëzua në maj 1945, auke u shndërruar në pronë të të gjithë popullit.
(I. F.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sesa
[cite]