Shën Niketa

Shën Niketa Shën Niketa:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

I njohur më gjerësisht si Shën Niketa i Remesianës (“Niceta of Remessiana” – A. E. Burn, Cambridge, 1905), Shën Niketa i Dardanisë (citohet të ketë shkruar për veten e tij: “dardanus sum – jam dardan”), por edhe Shën Niketa i Akilesë (“sancti Nicetae – episcopi Aquileiensis” – “Monumenta montenegrina” II, f. 79). Autor i një prej himneve më të njohura të të gjithë historisë së krishtërimit, “Te, Deum, Laudamus!” – Ty Zot të lavdërojmë (“16 shekuj”, R. Sokoli). Renditet në grupimin e “scriptores ecclesiastici” – shkrimtarë kishtarë. Ndër popujt sllavë emri i Shën Niketës njihet si “sveti Nikita”. Sipas disa burimeve, “Codex Vindobonensis”, një prej dorëshkrimeve të mirënjohura të krishtërimit të hershëm, përmban “një fragment prej veprave të Shën Niketës (“Edidit haec fragmenta vir cl. Michael Denisius ex codice Vindobonensi saeculi decime, in opere inscripto …” – “Monumenta montenegrina” II, f. 93. Jetoi në shekullin e 3-të deri në shekullin e 4-t. Një prej ligjërimeve (“Logos”) të Shën Niketës paraqitet me titullin “De diversis appellationibus D. N. Jesu Christo conventionibus”, ndërsa një tjetër me titullin “De Spiritus Sancti potentia”.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]