Shën Sergji e Baku

Shën Sergji e Baku Shën Sergji e Baku:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Shenjtorë të periudhës së fundit të krishtërimit të hershëm dhe fillimit të krishtërimit të shpallur fe zyrtare me ligj. Ishin me origjinë nga Rezafa, që gjendet në qendrën e hapësirës biblike (zona siro-palestineze). Shën Sergji e Baku kanë pasur një faltore të hershme në bregun e Bunës. Studime të posaçme për këtë faltore kanë bërë Sufflay dhe Ippen. Sipas mendimit të disa studiuesve, edhe emri “Rozafa” i kështjellës së Shkodrës duhet të ketë lidhje me “Rezafa-n” e Shën Sergjit dhe Bakut. Kulti i Shën Sergjit ka qenë i përhapur edhe në jug të Shqipërisë, dhe kjo del prej toponimeve të tilla, si Shirgji, Shirgjani etj. Shën Sergji e Baku admiroheshin edhe nga besimtarët sllavë.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]