SHËRBIMI I NDËRLIDHJES


SHËRBIMI I NDËRLIDHJES
✤ Lloj shërbimi i Ushtrisë Popullore dhkj strukturave të tjera të FA të RPSSH, elementi kryesor i sigurimit të drejtimit të trupave. Përfshin trupat e mjetet e ndërlidhjes, mënyrat, format dhe metodat e organizimit dhe të sigurimit të ndërlidhjes të njësive, reparteve e nënreparteve të ushtrisë në luftën popullore. Trupat e ndërlidhjes u sigurojnë komandave (shtabeve) dhënien e marrjen e urdhrave, udhëzimeve, informaeioneve dhe transmetimin e sinjaleve të lajmërimit të rreziqeve vtë ndryshme nëpërmjet radiondërlidhjes, ndërlidhjes radiorele, telefonike-telegrafike dhe me lajmëtarë e sinjale. Për organizimin e ndërlidhjes përdoren të gjitha mjetet e ndërlidhjes, por mjeti kryesor është radioja.

Sh. i N. u krijua në UNÇ me 22 qershor 1944 (shih: Ndërlidhja në UNÇ). Pas Çlirimit e deri më sot Sh. i N. u rrit dhe u zgjerua sipas përbërjes organizative të ushtrisë.

(H.A.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shërbimi I Ndërlidhjes


[cite]