SHËRBIMI I ZBULIMIT


SHËRBIMI I ZBULIMIT
✤ Lloj shërbimi në strukturat e Forcave të Armatosura të RPSSH. Si «syri dhe veshi i ushtrisë», merret me sigurimin, përpunimin, vlerësimin e studimin e të dhënave me .karakter politiko-ushtarak të forcave të armatosura të shteteve armike. Ai organizohet e kryhet që në kohë paqeje.

Shërbimi i zbulimit (shih: Shërbimi informativ) u krijua gjatë Luftës ANÇ më 20.3.1943 dhe luajti rol të rëndësishëm në fitoren mbi armikun. Ai lindi si një informacion i thjeshtë masiv dhe shkallë-shkallë u shndërrua në një shërbim të organizuar. Me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm, më 10 korrik 1943, u organizua Shërbimi informativ qendror dhe në maj të vitit 1944 në shtabet e njësive e reparteve u krijuan seksionet informative dhe nënrepartet e zbulimit. Pas Çlirimit, krahas forcimit të pushtetit popullor e të Ushtrisë Popullore, u rrit e u përsos edhe shërbimi i zbulimit, i cili është shtrirë në të gjitha strukturat e mbrojtjes.

(Me.M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shërbimi I Zbulimit


[cite]