SHËNPALI


SHËNPALI
✤ Fshat i lashtë në rrethin e Mirditës, në shpatin JL të majës Kopil në lartësinë 550 m, sot pjesë e Blinishtit (shih). Është qendra më e vjetër e Mirditës, e dëshmuar që në shek. XII. Këtu janë organizuar kuvendet për të ndihmuar Hotin e Grudën (1876-1880), për kryengritjet e Pavarësisë (1912) dhe së fundi për faljen e gjaqeve në 1944. Luftime të ashpra janë bërë kundër pushtuesve gjermanë më 19-22 tetor 1944. Në këtë vend sot është një qendër e vogël me një shkollë 8-vjeçare e njësi tregtare.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shënpali


[cite]