Shërbesa e Pesë Bukëve

Shërbesa e Pesë Bukëve

Shërbesa e Pesë Bukëve celebrohet vetëm në të kremtet e mëdha. Kjo shërbesë kryhet në përkujtim të pesë bukëve që bekoi Krishti në shkretëtirë. Shërbesa e pesë bukëve kryhet në përfundim të Mbrëmësores ose të Mëngjezores. Gjatë kësaj shërbese prifti bekon bukën, verën dhe vajin. Bukët priten në copëza dhe u ndahen besimtarëve të pranishëm.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

Cite: Ky artikull u publika nga: HonoLulu, me titull "Shërbesa e Pesë Bukëve," tek Enciklopedia Shqiptare, , https://wiki.shqipopedia.org/sh%c3%abrbesa-e-pes%c3%ab-buk%c3%abve.