SHËRBIMET KOMUNALE


SHËRBIMET KOMUNALE
✤ Veprimtari të ekonomisë komunale për plotësimin e nevojave të popullsisë si ndreqje, shërbime të ndryshme e punime me porosi për pajisje e orendi shtëpiake, veshmbathje etj., si dhe shërhime e meremetime të banesave. Sh. K. të organizuara nga shteti kanë filluar k.ryesisht pas Çlirimit të vendit. Më 1946 filloi në këtë sektor krijimi i koop. të artizanatit dhe i sektorit të ekonomisë komunale, i cili përfundoi në mesin e viteve 50. Kjo masë solli përmirësime sasiore e cilësore në kryerjen e shërbimeve ndaj popullit, sepse të gjitha shërbimet u bashkuan në një drejtim unik nga shteti dhe me ndërmarrje të organizuara. Sot kryhen rreth 110 Uoje Sh. K. mjaft prej të cilave edhe në familjet e qytetarëve. Sh. K. janë të shtrira në të gjithë vendin, në qytete, në qendra të banuara industriale e bujqësore dhe në koop. bujqësore. Në këto të fundi: administrimi i Sh. K. bëhet nga vetë koop. bujqësore, por furnizimi, përgatitja e kualifikimi i specialistëve dhe ndihma për organizimin e punës janë të drejtuara nga ekonomia komunale. Gjatë pesëvjeçarit të 7-të, sipas vendimeve të Kongresit VIII të PPSH, Sh. K. në popull do të rriten me ritme mbi 3 herë në krahasim me shtimin e popullsisë, ndërsa më 1985 në qytete clo të rriten 45-47% dhe në fshatrat 80-84% kundrejt v. 1980. Ndryshime të rëndësishme po bëhen për plotësimin e të gjithë llojeve të shërbimeve, për përmirësimin e cilësisë, shkurtimin e kohës së kryerjes dhe për organizimin e tyre duke ecur drejt përqendrimit.

(R.Hi.j

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shërbimet Komunale


[cite]