Shkëmbinj të torturuar

Korja e Tokës, ose litosfera, është një masë me një fortësi mjaft të madhe, por ka edhe njëfarë elasticiteti, përderisa forcat tërheqëse të ushtruara nga Dielli e nga Hëna e kanë shformuar dhe e kanë përkulur. Forcat e brendshme të planetit e shtyjnë dhe e tërheqin nga brenda koren e Tokës; ato diku e tërheqin, diku e ndrydhin koren. Nën veprimin e gjithë këtyre forcave, korja e Tokës e kalon herë-herë kufirin e elasticitetit të saj dhe çahet.

Forcat përkulëse ose tangjentore që veprojnë mbi një shtresë shkëmbi, mund të shkaktojnë rrudhjen e shtresave shkëmbore dhe formimin e palave, siç quhen sot. Kur palat thyhen, ato bien mbi shtresat që kanë afër. Me kohë të gjithë shkëmbinjtë plasariten ose thyhen nga forcat nëntokësore. Blloqe të tëra shkëmbinjsh ngjiten, zbresin ose zhvendosen. Thyerjet që krijohen gjatë lëvizjeve të tilla, quhen «shkarje». Zakonisht palat dhe shkarjet nuk janë as të përcaktuara dhe as të drejta; shpesh janë të parregullta dhe kanë një paraqitje të larmishme, sipas vendit dhe kohës.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]