SHKALLA
✤ Fshat në rrethin e Tiranës (VL), në shpatin L të Dajtit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshafrat: Derja, Darsheni, Domja e Malit, Murthi, Qafmolla, Selba, popullsia gjithsej 2530 banorë. Banorët e këtij fshati kanë marrë pjesë në Luftën e Vlorës. Këtu në Qafë të Sh. është zhvilluar një betejë e ashpër kundër mercenarëve të A. Zogut. Gjatë Luftës ANÇ shumë banorë nga Sh. u inkuadruan në radhët e Brigadës III S dhe çetës së Dajtit. Sh. është qendër e koop. së bashkuar. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe rritjen e bagëtive të imëta. Sh. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, spital, njësi tregtare dhe komunale. Mbi fshat ndodhet një kështjellë e lashtë, e njohur si kalaja e Tujanit.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shkalla
[cite]