Shkallesat
Shkallesat janë një seri prej 15 psallmeve (119-133). Shkallesa janë edhe troparet që ekzistojnë pas çdo tingulli dhe psallen në mëngjesoren e së Dielës përpara ungjillit të mëngjesit. Këto tropare kanë huazuar shumë fraza nga psallmet zbritësorë. Disa prej tyre kanë kuptim të thellë teologjik.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Shkallesat" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/shkallesat